Edhe Shpendi kërkon uljen e pagave për politikanët
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, është përfshirë në debatin e fundit për rritjen e pagave për zyrtarët e lartë shtetërorë të Kosovës. Ahmeti, në një postim në llogarinë e tij në Facebook, ka kërkuar që pagat e politikanëve të zvogëlohen. “Pagat e posteve politike jo që nuk do të duhej rritur, por do duhej zvogëluar.”…
Lajme
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, është përfshirë në debatin e fundit për rritjen e pagave për zyrtarët e lartë shtetërorë të Kosovës.
Ahmeti, në një postim në llogarinë e tij në Facebook, ka kërkuar që pagat e politikanëve të zvogëlohen.
“Pagat e posteve politike jo që nuk do të duhej rritur, por do duhej zvogëluar.”
“Paga më e madhe duhet të jetë jo më e madhe se tri herë paga mesatare.”
“Kësisoj do të krijohej një fond shumë më i madh, por edhe do të kishte motiv për deputetët dhe qeveritë qendrore dhe lokale të punojnë për rritjen e pagës mesatare.”, ka shkruar Ahmeti.