Kryeministri në treg

Kryeministri Hashim Thaçi po e shton prezencën e tij në publik. Ai ka filluar të shfaqet pak më ndryshe. Sot, në këtë ditë me diell, ka dalë në tregun e lagjes, bashkë me gruan e tij, për t'i bërë pazaret e shtëpisë. Për herë të parë e shohim kështu.

Lajme

15/03/2014 11:12

Kryeministri Hashim Thaçi po vazhdon ta rrisë prezencën e tij në publik, duke e shtuar aktivitetin e tij, të cilin pastaj po e shpërndan në rrjete sociale.

Sot, ka vendosur të dalë në treg, bashkë me gruan e tij, për ta bërë pazarin e shtëpisë, me pemë e perime.

“Sot ishte ditë e bukur me diell. E shfrytëzuam paraditen me Lumen të bëjmë furnizime për shtëpi dhe dolëm në tregun e lagjes”.

“Tregu i lagjes sonë ka mjaft produkte të freskëta vendore. Zoti e bekoftë këtë tokë tonën”, ka shkruar Kryeministri Thaçi.

“Për shkak të obligimeve, nuk më bjen shpesh të dal me Lumen, por ka ditë kur thjesht kam dëshirë të ndaj kohë bashkëshortes dhe shtëpisë.”

“Drekat dhe darkat në shtëpi janë më se të mirëseardhura.”

“Pas tregut koha është për kafen e mëngjesit.”