Ramush Haradinaj: Kosova është në gjendje emergjente

Ramush Haradinaj ka vlerësuar se shteti i Kosovës ka nevojë për qeverisje të fuqishme. Ai ka thënë se AAK’ja ka kapacitete për t’ia sjellë vendit një qeverisje të re, e cila do të ndalte korrupsionin industrial dhe do të fokusohej në zhvillim ekonomik.

Lajme

12/03/2014 07:28

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë të martën se Kosova është në gjendje emergjente, prandaj ka nevojë për një qeverisje të re dhe të fuqishme.

“Kosovës i duhet nisje e re, qeverisje që nuk e pranon rutinën, qeverisje që nuk i pranon këto logjika që kanë ndodhur deri tash. Pra, kemi nevojë për një qeveri të fuqishme dhe me argumente të reja” ka thënë Haradinaj në një intervistë për “Epoka e re”.

Ai ka treguar se AAK’ja ka treguar se AAK’ja ka kapacitete për t’ia sjellë vendit një qeveri e cila do ta ndalte korrupsionin industrial dhe do të fokusohej në zhvillimin ekonomik të vendit.

“Pra, AAK’ja nëse e merr besimin ta udhëheqë qeverinë e e vendit, nuk do të thotë se do të qeverisë vetëm AAK’ja por do të qeverisë Kosova dhe të gjithë ata që janë të zotë dhe ekspertë, sepse nuk po flasim për situatë rutinë dhe të zakonshme”.

“Është një situatë emergjente në Kosovë, prandaj i ftojmë të gjithë ata që janë për një nisje të re për Kosovën dhe për një zhvillim ekonomik, i cili do të mundësojë rritje të pagave dhe ulje të papunësisë”, ka thënë Ramush Haradinaj në “Epoka e re”.