Chiellini: Buffon më i miri i të gjitha kohëve

Kapiteni i Italsë, Gianluigi Buffon është portieri më i mirë i të gjitha kohëve. Për këtë është i bindur bashkëlojtari i tij te Juventusi dhe te Përfaqësuesja italiane, Giorgio Chiellini. Mbrojtësi italian beson se portieri veteran e ka përvojën e duhur për të qenë çelës i Azzurrëve për paraqitje të mira në Botërorin e Brazilit.…

Sport

07/03/2014 22:00

Kapiteni i Italsë, Gianluigi Buffon është portieri më i mirë i të gjitha kohëve. Për këtë është i bindur bashkëlojtari i tij te Juventusi dhe te Përfaqësuesja italiane, Giorgio Chiellini.

Mbrojtësi italian beson se portieri veteran e ka përvojën e duhur për të qenë çelës i Azzurrëve për paraqitje të mira në Botërorin e Brazilit.

“Buffon për ne është kapiten. Ai është lojtari me përvojën më të madhe dhe jemi me fat që e kemi njeriun, për të cilin besoj se është portieri më i mirë i të gjitha kohëve”, deklaroi Chiellini për 36 vjeçarin.

“Ne gjithmonë e shohim duke bërë pritje bravuroze dhe ndihem mjaft komod kur e kemi atë në portë”, shtoi mbrojtësi majtak për Goal.com.

Por, Buffon, i cili e mban rekordin në përfaqësuesen italiane me 139 paraqitje, nuk është lojtari i vetëm me eksperiencë, që mund ta ndihmojë Italinë, sipas Chiellinit.

“Andrea Pirlo është futbolli. Ai është fantastik dhe lojtar sensacional”, vazhdoi 29 vjeçari.

“Në vitet e fundit, e kisha fatin ta kem atë në ekipin tim, Juventus, përpos përfaqësueses italiane. Që prej se na u bashkua, kemi nisur të fitojmë sërish”.

“Ai është një lojtar fitues, i cili e mban balancën e ekipit të tij. Ai po ashtu ka personalitet, e cila është shumë e rëndësishme për një kopeticion si Botërori”, përfundoi Chiellini.