Koha e vazhdimeve

Ka ardhur koha për të biseduar rreth kontratave të reja në shtëpinë e Juventusit. Shumë futbollistë të ekipit kampion të Italisë, janë në prag të nënshkrimit të marrëveshjeve të reja. Mesfushori Arturo Vidal thuhet se së shpejti do të vazhdojë qëndrimin e tij me Bianconerët, deri më 2018, pritet vetëm njoftimi. Njësoj edhe Paul Pogba,…

Sport

24/09/2013 11:05

Ka ardhur koha për të biseduar rreth kontratave të reja në shtëpinë e Juventusit. Shumë futbollistë të ekipit kampion të Italisë, janë në prag të nënshkrimit të marrëveshjeve të reja.

Mesfushori Arturo Vidal thuhet se së shpejti do të vazhdojë qëndrimin e tij me Bianconerët, deri më 2018, pritet vetëm njoftimi.

Njësoj edhe Paul Pogba, të cilit do t’i trefishohet paga prej 1 milion eurosh. Asnjë problem për Marco Storarin i cili pritet të vazhdojë të jetë zëvendësues i Gigi Buffonit, kurse për portierin e tretë Rubinho, me siguri do të pritet përfundimi i sezonit.

Kurse, sipas Corriere dello Sport, palët janë takuar edhe për vazhdimin e kontratës së mbrojtësit të djathtë Stephan Lichtsteiner.

Por, nuk është aq e lehtë marrëveshja me një futbollist deri më tani tepër të rëndësishëm. Andrea Pirlo ka hyrë në vitin e fundit të kontratës dhe mbetet të shihet se çka do të ndodhë me kreatorin e lojës në ekipin e Antonio Contes.