Miriam Cani lanson këngën e re

Duket se suksesi i madh i këngës ‘Labirint’, e ka shtyrë këngëtaren që këtë këngë ta realizojë edhe për tregun e huaj. Bëhet fjalë për këngëtaren shqiptare Miriam Cani, e cila sot ka lansuar videokëngën e saj të lartpërmendur, por në gjuhën angleze ‘Labyrinth’. Përderisa për videon e kësaj kënge u përkujdes produksioni ‘MAX Production’,…

ShowBiz

21/02/2014 12:01

Duket se suksesi i madh i këngës ‘Labirint’, e ka shtyrë këngëtaren që këtë këngë ta realizojë edhe për tregun e huaj.

Bëhet fjalë për këngëtaren shqiptare Miriam Cani, e cila sot ka lansuar videokëngën e saj të lartpërmendur, por në gjuhën angleze ‘Labyrinth’.

Përderisa për videon e kësaj kënge u përkujdes produksioni ‘MAX Production’, tekstin e kanë shkruar Harry Sommerdahl, Heidi Rojas dhe Alex James.

Ky version i këngës, sipas kritikëve të muzikës, pritet të bëj ‘bum’ në tregun evropian, sidomos atij gjerman, duke marrë për bazë se Cani ka filluar karrierën pikërisht në këtë shtet.