Ambasadori i ri i SHBA-së në Shqipëri, Andoni: Do të merret edhe me çështjet e Kosovës
Njohësi i çështjeve politike, Ben Andoni, ka dhënë komentet e tij lidhur me ambasadorin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Eric Wendt. Andoni, ka thënë se detyrat e ambasadorit të ri do të jenë të shumta, duke e lidhur edhe ‘’interesin amerikan në këto momente’’ me Kosovën dhe Shqipërinë, e që…
Lajme
Njohësi i çështjeve politike, Ben Andoni, ka dhënë komentet e tij lidhur me ambasadorin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Eric Wendt.
Andoni, ka thënë se detyrat e ambasadorit të ri do të jenë të shumta, duke e lidhur edhe ‘’interesin amerikan në këto momente’’ me Kosovën dhe Shqipërinë, e që është gazi amerikan.
‘’Ambasadori i ri që po vjen është thjesht përçues i këtyre politike. Dhe për hir të vërtetës, i vetmi interes amerikan në këto momente, është që Kosova dhe Shqipëria të përfshihen në projektin i gazit, dhe për këtë dhe Shqipërisë dhe Kosovës janë përfshirë në atë ndihmën prej 206 milionë, ku 200 milionë është pajisje dhe 6 milionë është për përshtatjen e tyre dhe strukturat. Ndërkohë që Serbia dhe SHBA’të kanë filluar dialogun strategjik, por deri tani nuk kemi asnjëlloj gjëje tjetër përveç asaj që e dimë. Për politikën shqiptare, besoj që ambasadorin e kanë këshilluar shumë mirë SHBA’të, që është humbje kohë të marrësh nga koha jote për të dëgjuar politikanët shqiptarë. Përpjekjet amerikane e kanë dhënë atë që duhej në vitin 91, ka qenë një gjë e jashtëzakonshme që lidhet edhe me ardhjen sekretarin e shtetit të asaj kohe, dhe ngjarja e dytë ka qenë në vitzin 98 në luftën e Kosovës, një ngjarje tejet e madhe siç presin shqiptarët duhej të ishte një lloj kataklizme siç është këto ngjarjet e para’’, ka thënë ai.
Andoni, ka shtuar edhe se Wendt ‘’do ta ketë një sy nga Kosova’’, duke theksuar se kjo e fundit ende s’ka ambasador, dhe se, deri në vitin 2029, përfundon procesi i shndërrimit të FSK’së në ushtri të Kosovë.
‘’Unë besoj që ai do merret me shumë me këto problematika, ka edhe një mision shumë të madh, sepse duke pasur parasysh që Kosova nuk ka ambasador, unë besoj që një sy do e ketë edhe nga Kosova, sepse Kosova deri në vitin 2029 përfundon fazën e fundit të shndërrimit të Forcave të saj, që kthehen në ushtri të Kosovës. Në këtë sens po them që detyrat e tij nuk janë të pakta”, ka thënë ai.