Martohet çifti i Love Island, kurorëzojnë dashurinë në Majorka

Është një emision i njohur për romancat e shkurtra, çifte që në ishull duken të dashuruar kokë e këmbë, por gjithçka ndryshon kur dalin në botën reale dhe vënë në provë lidhjen e tyre. Megjithatë, ka edhe disa çifte me fat që arrijnë ta bëjnë lidhjen të funksionojë edhe jashtë emisionit. Molly Smith dhe Tom…

ShowBiz

24/08/2026 15:51

Është një emision i njohur për romancat e shkurtra, çifte që në ishull duken të dashuruar kokë e këmbë, por gjithçka ndryshon kur dalin në botën reale dhe vënë në provë lidhjen e tyre.

Megjithatë, ka edhe disa çifte me fat që arrijnë ta bëjnë lidhjen të funksionojë edhe jashtë emisionit.

Molly Smith dhe Tom Clare janë çifti i fundit i Love Island që është martuar, në një ceremoni madhështore në Majorka, dy vjet pasi fituan edicionin All-Stars 2024 të reality show-t.

Çifti, i cili u njoh në versionin spin-off të emisionit të takimeve, të zhvilluar në Afrikën e Jugut, kurorëzoi martesën në ishullin piktoresk spanjoll, pas ceremonisë së tyre ligjore të zhvilluar muajin e kaluar.

Molly, 32 vjeçe, veshi një fustan elegant nusërie të zbukuruar me rruaza në fotot e para që ajo dhe Tomi, 26 vjeç, ndanë nga dasma e tyre në Instagram.

Në fotografi, çifti shihet duke shkëmbyer betimet martesore në ambientin Son Marroig, në majë të shkëmbinjve, nën një dekorim të bukur. Ndërkohë, Tomi kishte zgjedhur një kostum të bardhë elegant.

Ata e shoqëruan postimin me mbishkrimin: “Dita më e bukur e jetës sonë.”

Pas ceremonisë, të ftuarit vazhduan festën deri në orët e vona të natës. Dëshmitari i dhëndrit, Casey O’Gorman, publikoi video ku shihej duke u argëtuar pa masë në pistën e vallëzimit.