Kaka kërkon fitore në Madrid
Leite Kaka mbetet optimist për shanset e Milanit për kualifikim në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, pavarësisht humbjes 1:0 në shtëpi nga Atletico Madrid të mërkurën. Rossonerët krijuan një numër rastesh për të kaluar në epërsi, por portieri Thibaut Courtois bëri reagime të mira para se sulmuesi Diego Costa të shënonte golin e fitores së…
Sport
Leite Kaka mbetet optimist për shanset e Milanit për kualifikim në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, pavarësisht humbjes 1:0 në shtëpi nga Atletico Madrid të mërkurën.
Rossonerët krijuan një numër rastesh për të kaluar në epërsi, por portieri Thibaut Courtois bëri reagime të mira para se sulmuesi Diego Costa të shënonte golin e fitores së mysafirëve në minutën e 83’të të takimit.
Kaka ka pranuar se humbja ishte e rëndë për t’u përballur por insiston se skuadra ka treguar mjaft për të besuar se mund të fitojë në Vicente Calderon në takimin e kthimit.
“Sigurisht se kemi mbetur me shije të hidhur në gojë, sepse bëmë paraqitje shumë të mirë, me shpirtin e duhur. Fatkeqësisht, ne nuk arritëm të shënojmë”, deklaroi Kaka.
“Krijuam shumë raste dhe jemi të dëshpëruar, por besojmë se ende mund të sigurojmë kualifikimin në Madrid. Ne duhet të fitojmë në Madrid”. Ndeshja e kthimit në kryeqytetin spanjoll zhvillohet më 12 mars.