Hazard më i mirë se Messi e Ronaldo
Selektori i Belgjikës, Marc Wilmots ka theksuar se preferon Eden Hazardin në skuadrën e tij, më tepër se yjet e mëdhenj si Lionel Messi, Cristiano Ronaldo dhe Neymar. Mesfushori i Chelseas ka shkëlqyer për Chelsean këtë edicion, duke ndihmuar gjigantin londinez të ngjitet në pozitën e parë në Premierligë. Wilmots thotë se Hazard është duke…
Sport
Selektori i Belgjikës, Marc Wilmots ka theksuar se preferon Eden Hazardin në skuadrën e tij, më tepër se yjet e mëdhenj si Lionel Messi, Cristiano Ronaldo dhe Neymar.
Mesfushori i Chelseas ka shkëlqyer për Chelsean këtë edicion, duke ndihmuar gjigantin londinez të ngjitet në pozitën e parë në Premierligë. Wilmots thotë se Hazard është duke u bërë kandidat për Topin e Artë, me paraqitjet e tij në Stamford Bridge.
“Eden tek Belgjika ka gjetur një skuadër që mund ta dërgojë më lart në ëndrrat e tij. Edhe brenda një skuadre shumë të fuqishme, Eden veçohet sepse ka diçka më tepër”, deklaroi Wilmots.
Wilmost lavdëron Hazardin“Teknikisht, ai është i mrekullueshëm. Do ta vendosja në podiumin tim për Topin e Artë. Ai më ka bindur me talentin e tij. Nëse më pyetni mua nëse dua Messin, Ronaldon ose Neymarin, ju them se e preferoj Hazardin”, u shpreh ai.