Reali, 5359 ditë pa humbje

Real Madrid pothuajse e ka siguruar kualifikimin për në finalen e Copa del Rey. Cristiano Ronaldo dhe shokët e tij fituan 3:0 ndaj Atletico Madridit në ndeshjen e parë gjysmëfinale dhe do të paraqiten më të relaksuar sonte në duelin e kthimit në Vicente Calderon. “Ende nuk ka përfunduar. Duhet të luajmë sikur rezultati të…

Sport

11/02/2014 16:44

Real Madrid pothuajse e ka siguruar kualifikimin për në finalen e Copa del Rey.

Cristiano Ronaldo dhe shokët e tij fituan 3:0 ndaj Atletico Madridit në ndeshjen e parë gjysmëfinale dhe do të paraqiten më të relaksuar sonte në duelin e kthimit në Vicente Calderon.

“Ende nuk ka përfunduar. Duhet të luajmë sikur rezultati të ishte 0:0”, deklaroi mesfushori Luka Modric.

Mirëpo, statistika është në anën e Real Madridit, por mund të motivojë Atleticon që të kërkojë së paku fitoren. Reali në Calderon nuk është mposhtur që saktësisht 5359 ditë, ka njoftuar e përditshmja sportive spanjolle Marca.

Los Blancos për herë të fundit u mposhtën në udhëtim nga rivali i qytetit në vitin e largët 1999. Andaj duke konsideruar këtë statistikë, a mundet Atletico të shënojë katër gola sonte? Mision i pamundur?

“Nuk do të ishte hera e parq që i shënojmë tre gola Realit”, deklaroi presidenti optimist i Atleticos, Enrique Cerezo.