Chelsea me dy Hazarda
Eden Hazard është një prej futbollistëve më të dalluar të Chelseas deri më tani gjatë këtij sezoni. Mesfushori belg ka shkëlqyer me paraqitjet e tij nën drejtimin e Jose Mourinhos, dhe në fundjavë realizoi het-trik në fitoren 3:0 ndaj Newcastles të shtunën që e dërgoi gjigantin londinez në krye të Premierligës. Mirëpo, sikur ai nuk…
Sport
Eden Hazard është një prej futbollistëve më të dalluar të Chelseas deri më tani gjatë këtij sezoni.
Mesfushori belg ka shkëlqyer me paraqitjet e tij nën drejtimin e Jose Mourinhos, dhe në fundjavë realizoi het-trik në fitoren 3:0 ndaj Newcastles të shtunën që e dërgoi gjigantin londinez në krye të Premierligës.
Mirëpo, sikur ai nuk mjafton, Chelsea planifikon që nga stinori i ardhshëm të shtojë në skuadër edhe një tjetër Hazard, vëllanë e tij Thorgan.
Sipas tabloidit britanik Daily Mirror, të dy futbollistët belgë mund të jenë bashkëlojtarë në ekipin e parë të Chelseas.
Aktualisht, Thorgan Hazard është i huazuar tek skuadra Zulte Waregem, në Belgjikë. qortimet