‘Veterani’ Wilfried Zaha
Wilfried Zaha me siguri është ndjerë se qëndroi në bankinën e Manchester Unitedit për një dekadë të tërë, para transferimit të tij në Cardiff gjatë afatit kalimtar të janarit, në formë huazimi deri në fund të sezonit. Kjo, pasi Sky Sports e ka paraqitur atë në moshën 31-vjeç. Për herë të fundit kur e shikuam,…
Sport
Wilfried Zaha me siguri është ndjerë se qëndroi në bankinën e Manchester Unitedit për një dekadë të tërë, para transferimit të tij në Cardiff gjatë afatit kalimtar të janarit, në formë huazimi deri në fund të sezonit.
Kjo, pasi Sky Sports e ka paraqitur atë në moshën 31-vjeç. Për herë të fundit kur e shikuam, ish ylli i Crystal Palace ishte duke u paraqitur për ekipin U-21 të Anglisë.
Mirëpo, duket se koha paska ‘fluturuar’. Ose, Zaha ka vuajtur nga shoqërimi me futbollistë veteranë si Ryan Giggs e disa të tjerë.
Si do që të jetë, gabimi nga Sky Sports ishte gjëja më interesante e pjesës së parë monotone mes Swanseas dhe Cardiffit në Liberty Stadium. Zaha është 21-vjeç.