Capello vazhdon me Rusinë

Selektori Fabio Capello ka konfirmuar të ardhmen e tij me Kombëtaren e Rusisë, deri në përfundim të Kampionatit botëror 2018. 67-vjeçari italian zëvendësoi Dick Advocaatin në rol në korrik 2012 dhe udhëhoqi ekipin drejt kualifikimit për në Kampionatin botëror 2014 ku Rusia përfundoi e para në Grupin F, një pikë para Portugalisë. Rusia do të…

Sport

24/01/2014 10:56

Selektori Fabio Capello ka konfirmuar të ardhmen e tij me Kombëtaren e Rusisë, deri në përfundim të Kampionatit botëror 2018.

67-vjeçari italian zëvendësoi Dick Advocaatin në rol në korrik 2012 dhe udhëhoqi ekipin drejt kualifikimit për në Kampionatin botëror 2014 ku Rusia përfundoi e para në Grupin F, një pikë para Portugalisë.

Rusia do të jetë nikoqire e garës pas katër vjetësh andaj e ka të sigurt kualifikimin e drejtpërdrejtë dhe ish selektori i Anglisë, Capello do të jetë në gjendje të fillojë planifikimin e Kampionatit botëror, menjëherë pas përfundimit të Evropianit 2016 në Francë.

Në një komunikatë të publikuar në uebfaqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Rusisë, Capello deklaroi: “Jam mirënjohës për presidentin e Federatës dhe Ministrin e Sportit të Rusisë për besimin që kanë shfaqur për mua. Jam shumë i lumtur të vazhdoj punën me Rusinë. Kemi plane të mëdha dhe do të bëjë gjithçka që mundem për t’u përkujdesur që tifozët rusë të jenë të lumtur”.