Pritja që e rrëqeth Casillasin

Kur përmendet triumfi i Spanjës në Kampionatin botëror 2010, të gjithë e kujtojnë golin e mesfushorit Andres Iniesta në lojën shtesë, për fitoren 1:0 ndaj Holandës, në garën e zhvilluar në Afrikën e Jugut. Mirëpo, kontribut të madh atë mbrëmje në suksesin e Spanjës dha edhe portieri Iker Casillas. Ai gjatë gjithë ndeshjes e ruajti…

Sport

18/11/2013 20:53

Kur përmendet triumfi i Spanjës në Kampionatin botëror 2010, të gjithë e kujtojnë golin e mesfushorit Andres Iniesta në lojën shtesë, për fitoren 1:0 ndaj Holandës, në garën e zhvilluar në Afrikën e Jugut.

Mirëpo, kontribut të madh atë mbrëmje në suksesin e Spanjës dha edhe portieri Iker Casillas.

Ai gjatë gjithë ndeshjes e ruajti me sukses portën e tij, kurse pritjen më të rëndësishme e bëri pas pak më tepër se një ore lojë kur u gjend një kundër një me mesfushorin Arjen Robben, dhe me shumë fat arriti ta devijojë topin me shputën e këmbës, duke e dërguar jashtë.

Kjo pritje ende e bën atë të rrënqethet kur e sheh në xhirim.

“Me kalimin e kohës, ju mund të harroni gjëra të tilla por kur i shihni sërish në televizion, ato rikthehen tek ju. Kur e kam parë Robbenin duke mu afruar, mendoja se ekzistojnë shumë pak gjasa që ai të mos realizojë, ose që unë të bëjë një pritje”, deklaroi Casillas për Marca.

“Derisa e shikoj me përsëritje, më bën të rrëqethem, kam rezistuar për sa më gjatë që arrita e më pas me gishtërinjtë e këmbës së djathtë e devijova topin jashtë portës, isha me fat”, u shpreh ai.