Testin do ta kalojmë
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi dha votën e tij në shkollën fillore “Faik Konica”.
Lajme
Kryeministri I Kosovës dhe Kryetari i PDK’së Hashim Thaçi, i shoqëruar nga gruaja dhe djali i tij votoi sot në shkollën fillore “Faik Konica”. Ai tha se këto janë zgjedhjet e para të lira dhe historike që organizohen në gjithë territorin e Kosovës.
“Këto janë zgjedhjet e para të lira që organizohen në gjithë territorin e Kosovës dhe historike për shtetin tonë të ri që kaluam një vit të përmbylljes së mbikëqyrjes së pavarësisë me sukses të plotë që kemi hapur tani rrugën e sigurt për integrime europiane në procesin e Stabilizim- Asocimit, procesin e liberalizimit të vizave”.
“Këto zgjedhje janë test europian për Republikën e Kosovës. I falënderoj qytetarët e Kosovës për pjesëmarrjen e tyre në fushatë”.
“Edhe sot kam besim të plotë se shteti ynë, Kosova, dhe qytetarët e Kosovës do ta kalojnë testin europian për të ardhmen e tyre pra për të dëshmuar rendin demokratik, për të dëshmuar zhvillim aktiv të demokracisë për perspektivë të sigurt evropiane”.
“Pra sot të gjithë jemi të angazhuar për Kosovën europiane”.