Gashi: Në Kuvend kemi debatuar shumë, por institucionet duhet të mbajnë përgjegjësi dhe të japin llogari
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi, ka reaguar në Kuvend pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, duke ngritur shqetësime për përgjegjësinë institucionale dhe parandalimin e rasteve të tilla. Gjatë fjalimit të tij, Gashi ka theksuar se institucionet nuk mund t’u shmangen përgjegjësive, veçanërisht kur bëhet fjalë për çështje që…
Lajme
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi, ka reaguar në Kuvend pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, duke ngritur shqetësime për përgjegjësinë institucionale dhe parandalimin e rasteve të tilla.
Gjatë fjalimit të tij, Gashi ka theksuar se institucionet nuk mund t’u shmangen përgjegjësive, veçanërisht kur bëhet fjalë për çështje që janë diskutuar vazhdimisht në Kuvend.
“Ne në këtë Kuvend këtu, shumë herë kemi diskutu, shumë herë kemi debatu për çështjen që pajtohemi e nuk pajtohemi. Por, institucionet kanë memorie dhe kanë përgjegjësi dhe kanë llogaridhënie”, deklaroi Gashi.
Vrasja e Arlinda Zekajt ka rikthyer në vëmendje çështjen e mbrojtjes së grave dhe nevojën për parandalimin e dhunës, si dhe përgjegjësinë e institucioneve për të reaguar ndaj rasteve të tilla.
Për vrasjen dyshohet kunati i viktimës, i cili, sipas raportimeve, vazhdon të jetë në arrati. /Lajmi.net/