Januzaj, gati debutimi në Champions
Adnan Januzaj ka shkëlqyer me paraqitjet e tij të para në Premierligë sa që në fundjavë nënshkroi kontratë të re pesëvjeqare me Manchester Unitedin, deri më 2018. Ylli kosovar është temë e nxehtë në futbollin evropian pasi i kanë mjaftuar vetëm dy-tri ndeshje për të shfaqur shenjat e një talenti të jashtëzakonshëm. Me këtë, ai…
Sport
Adnan Januzaj ka shkëlqyer me paraqitjet e tij të para në Premierligë sa që në fundjavë nënshkroi kontratë të re pesëvjeqare me Manchester Unitedin, deri më 2018.
Ylli kosovar është temë e nxehtë në futbollin evropian pasi i kanë mjaftuar vetëm dy-tri ndeshje për të shfaqur shenjat e një talenti të jashtëzakonshëm.
Me këtë, ai përveç se ka siguruar statusin e titullarit në dy ndeshjet e fundit në Premierligë kundër Sunderlandit dhe Southamptonit, Januzaj është inkuadruar në listën e ekipit për në Ligën e Kampionëve.
Januzaj është inkuadruar në skuadër si futbollist vendor (i zhvilluar në Angli). Dhe, 18-vjeçari u përkujdes që në seancën e fundit stërvitore para duelit kundër Real Sociedadit në kuadër të Grupit A në Ligën e Kampionëve të mërkurën, të shfaq shenja të shkëlqimit që bënë që asistenti Steve Round të deklaroj: “Ja pse ai mund të luajë për Anglinë”.
“Ai është në dispozicion. Është futbollist i talentuar i cili do të luajë rol të rëndësishëm në të ardhmen”, deklaroi menaxheri i Manchester United, David Moyes në konferencë për shtyp.