Interi humb një titullar për sfidën e madhe ndaj Romës
Hakan Çalhanoğlu nuk do të jetë në dispozicion të Interit për ndeshjen e së shtunës kundër Romës, pasi testet mjekësore kanë zbuluar një dëmtim në kofshën e djathtë. Mesfushori turk iu nënshtrua testeve të martën në Institutin Klinik Humanitas në Rozzano, ndërsa Interi konfirmoi se bëhet fjalë për një tendosje të muskulit adduktor të kofshës…
Sport
Hakan Çalhanoğlu nuk do të jetë në dispozicion të Interit për ndeshjen e së shtunës kundër Romës, pasi testet mjekësore kanë zbuluar një dëmtim në kofshën e djathtë.
Mesfushori turk iu nënshtrua testeve të martën në Institutin Klinik Humanitas në Rozzano, ndërsa Interi konfirmoi se bëhet fjalë për një tendosje të muskulit adduktor të kofshës së djathtë.
“Çalhanoğlu iu nënshtrua testeve instrumentale këtë mëngjes në Institutin Klinik Humanitas në Rozzano. Testet zbuluan një tendosje në muskulin adduktor të kofshës së djathtë. Gjendja e tij do të vlerësohet në ditët në vijim”, njoftoi klubi zikaltër.
Si pasojë, Çalhanoğlu do të mungojë në përballjen e rëndësishme ndaj Romës më 19 shtator. Mesfushori pritet të rikthehet pas pushimit ndërkombëtar.
Ndërkohë, ende nuk ka një vlerësim përfundimtar për gjendjen e mbrojtësit John Stones, i cili mungoi ndaj Udineses për shkak të një dëmtimi në muskulin fleksor të kofshës së majtë. Anglezi pritet t’u nënshtrohet testeve mjekësore të mërkurën ose të enjten dhe rrezikon të mungojë edhe ndaj Romës.