Kryegjyqtari Smith niset për në Gjykatë – Pamje

Kryetari i Trupit Gjykues i Gjykatës Speciale në Hagë në rastin e ish-krerëve të UÇK-së, Charles Smith është nisur drejt tribunalit. Gazetarja e Klan Kosovës, Rina Mujku, e cila e ka pritur Smithin, ka siguruar pamje të gjyqtarit duke u nisur drejt gjykatës. Sot me fillim nga ora 10:00, do të shpallet vendimi final për…

Lajme

16/09/2026 08:44

Kryetari i Trupit Gjykues i Gjykatës Speciale në Hagë në rastin e ish-krerëve të UÇK-së, Charles Smith është nisur drejt tribunalit.

Gazetarja e Klan Kosovës, Rina Mujku, e cila e ka pritur Smithin, ka siguruar pamje të gjyqtarit duke u nisur drejt gjykatës.

Sot me fillim nga ora 10:00, do të shpallet vendimi final për katërshen e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.