Kurti njofton vazhdimin e programit të kuponëve për çerdhe, aplikimi deri më 10 dhjetor

Programi i Kuponëve për Çerdhe, i dedikuar për fëmijët e familjeve që përfitojnë asistencë sociale, po vazhdon edhe gjatë këtij viti shkollor. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook se programi këtë vit është zgjeruar dhe po zbatohet në gjithsej 18 komuna. Ai ka njoftuar se familjet e…

Lajme

29/11/2026 15:29

Programi i Kuponëve për Çerdhe, i dedikuar për fëmijët e familjeve që përfitojnë asistencë sociale, po vazhdon edhe gjatë këtij viti shkollor.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook se programi këtë vit është zgjeruar dhe po zbatohet në gjithsej 18 komuna.

Ai ka njoftuar se familjet e interesuara mund të aplikojnë deri më 10 dhjetor, përmes vegëzës zyrtare të publikuar nga Qeveria.

Kurti ka theksuar se edukimi në fëmijërinë e hershme mbetet një nga prioritetet e Qeverisë, duke ritheksuar përkushtimin për mbështetjen e familjeve. /Lajmi.net/