Bora dhe temperaturat e ulëta përfshijnë Kukësin, vështirësi në disa zona malore
Qarku i Kukësit është përfshirë gjatë gjithë natës nga reshje bore, të shoqëruara me erëra të forta dhe ulje të ndjeshme të temperaturave. Si pasojë e temperaturave të ulëta, në disa akse rrugore janë krijuar ngrica, ndërsa në qafat malore, në lartësinë mbi 800 metra, trashësia e dëborës ka kaluar 20 centimetra. Deri më tani…
Lajme
Qarku i Kukësit është përfshirë gjatë gjithë natës nga reshje bore, të shoqëruara me erëra të forta dhe ulje të ndjeshme të temperaturave.
Si pasojë e temperaturave të ulëta, në disa akse rrugore janë krijuar ngrica, ndërsa në qafat malore, në lartësinë mbi 800 metra, trashësia e dëborës ka kaluar 20 centimetra.
Deri më tani nuk raportohet për bllokim të akseve rrugore nacionale. Megjithatë, vështirësi në qarkullim janë evidentuar në fshatrat e njësive administrative Arrën, Kalis, Grykë-Çajë, Shishtavec, Zapod dhe Topojan.
Ndërkohë, reshjet e dendura kanë sjellë rritje të prurjeve në liqenin e Kukësit. Gjatë dy ditëve të fundit, sasia e prurjeve ka kaluar 450 metër kub në sekondë, ndërsa niveli i ujit ka arritur mbi kuotën 265 metra.
Autoritetet u bëjnë apel drejtuesve të automjeteve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes, të përshtatin shpejtësinë me kushtet atmosferike dhe të sigurohen që automjetet të jenë të pajisura me pajisjet e nevojshme dimërore.