Dy shtetas serbë kalojnë ilegalisht kufirin në Leposaviq, ndërhyn policia

Dy shtetas të Serbisë, një mashkull dhe një femër, janë shoqëruar nga policia pasi dyshohet se kanë kaluar ilegalisht kufirin në zonën e Koshuticës në Leposaviq. Rasti është raportuar më 28 nëntor, rreth orës 21:00. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, pas intervistimit dhe me vendim të prokurorit, të dy personat janë liruar. Rasti…

Lajme

29/11/2026 09:37

Dy shtetas të Serbisë, një mashkull dhe një femër, janë shoqëruar nga policia pasi dyshohet se kanë kaluar ilegalisht kufirin në zonën e Koshuticës në Leposaviq.

Rasti është raportuar më 28 nëntor, rreth orës 21:00.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, pas intervistimit dhe me vendim të prokurorit, të dy personat janë liruar.

Rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt. /Lajmi.net/