E diela me reshje bore në Kosovë, temperaturat zbresin deri në -5 gradë
Kosova pritet të përballet me mot të ftohtë edhe gjatë ditës së diel, më 29 nëntor. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), moti do të jetë kryesisht i vranët, me reshje bore në pjesë të ndryshme të vendit, transmeton lajmi.net. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -5 deri në -3 gradë Celsius, ndërsa…
Lajme
Kosova pritet të përballet me mot të ftohtë edhe gjatë ditës së diel, më 29 nëntor.
Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), moti do të jetë kryesisht i vranët, me reshje bore në pjesë të ndryshme të vendit, transmeton lajmi.net.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga -5 deri në -3 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 1 deri në 3 gradë Celsius.
Era do të fryjë nga drejtimi i veriperëndimit, me shpejtësi prej 1 deri në 6 metra në sekondë.
Për shkak të temperaturave të ulëta, qytetarëve u rekomandohet të kenë kujdes dhe të vishen më trashë, veçanërisht gjatë orëve të mëngjesit./lajmi.net/