Në ditëlindjen e parë, nipi i Jakup Krasniqit për vizitë në Prekazin e Adem Jasharit
Altin Krasniqi, djali i ish-kryetarit të Kuvendit, Jakup Krasniqi, ka bërë të ditur se djali i tij, Gega, ka mbushur sot një vit jetë. Në ditëlindjen e tij të parë, Gega ka vizituar Prekazin, vendlindjen e Komandantit Legjendar Adem Jashari, i cili lindi më 28 Nëntor. Me këtë rast, Altin Krasniqi ka ndarë edhe një…
Lajme
Altin Krasniqi, djali i ish-kryetarit të Kuvendit, Jakup Krasniqi, ka bërë të ditur se djali i tij, Gega, ka mbushur sot një vit jetë.
Në ditëlindjen e tij të parë, Gega ka vizituar Prekazin, vendlindjen e Komandantit Legjendar Adem Jashari, i cili lindi më 28 Nëntor.
Me këtë rast, Altin Krasniqi ka ndarë edhe një urim për Ditën e Flamurit, duke rikujtuar tri ngjarje të rëndësishme të historisë kombëtare.
“Sot, Gega mbushi një vit jetë dhe, në ditëlindjen e tij të parë, vizitoi Prekazin, vendin ku më 28 Nëntor lindi Komandanti Legjendar Adem Jashari.
Gëzuar 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit, ditën kur Gjergj Kastrioti – Skënderbeu ngriti flamurin në Krujë, ditëlindjen e Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe ditën e daljes publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, shkruan djali i Jakup Krasniqit në Facebook.
Kujtojmë se ish-zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi erdhi nga Haga në Kosovë për vizitë për arsye familjare.