PDK nderon familjen Jashari në Prekaz, vendos lule te varri i komandantit Adem Jashari
Përfaqësues të Partisë Demokratike të Kosovës kanë qëndruar në Prekaz, ku kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur lule te varri i komandantit legjendar Adem Jashari. Me këtë rast, ata kanë nderuar kujtimin e familjes Jashari dhe sakrificën e të gjithë atyre që dhanë jetën për lirinë e Kosovës. Homazhet janë zhvilluar në shenjë respekti dhe…
Lajme
Përfaqësues të Partisë Demokratike të Kosovës kanë qëndruar në Prekaz, ku kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur lule te varri i komandantit legjendar Adem Jashari.
Me këtë rast, ata kanë nderuar kujtimin e familjes Jashari dhe sakrificën e të gjithë atyre që dhanë jetën për lirinë e Kosovës.
Homazhet janë zhvilluar në shenjë respekti dhe përkujtimi për historinë dhe sakrificën e familjes heroike nga Prekazi.