Ardian Gjini kritikon Qeverinë: Qytetarët duhet t’i krahasojnë të arriturat me gjendjen e tyre të përditshme
Kreu i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas publikimit të raportit të të arriturave të Qeverisë, duke ftuar qytetarët ta lexojnë dhe ta krahasojnë atë me përvojën e tyre gjatë viteve të fundit. Përmes një postimi, Gjini ka ngritur një sërë pyetjesh lidhur me koston e jetesës, shëndetësinë, arsimin, punësimin, energjinë dhe investimet publike. Ai…
Lajme
Kreu i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas publikimit të raportit të të arriturave të Qeverisë, duke ftuar qytetarët ta lexojnë dhe ta krahasojnë atë me përvojën e tyre gjatë viteve të fundit.
Përmes një postimi, Gjini ka ngritur një sërë pyetjesh lidhur me koston e jetesës, shëndetësinë, arsimin, punësimin, energjinë dhe investimet publike.
Ai ka theksuar se rezultatet e një qeverie duhet të vlerësohen përmes krahasimit të premtimeve me realizimin dhe ndikimit të tyre në jetën e qytetarëve.
“* A jetojmë më mirë se në vitin 2021?
* A blejmë më shumë me të ardhurat tona?
* A e përballojmë më lehtë koston e jetesës?
* A na mbeten më shumë para në fund të muajit?
* A kemi shëndetësi më të mirë?
* A kemi arsim më cilësor?
* A kemi rrugë dhe infrastrukturë më të mirë?
* A po përfundojnë projektet publike me kohë?
* A po realizohen investimet e premtuara?
* A kemi furnizim më të mirë me energji elektrike?
* A paguajmë më pak për të njëjtën sasi të energjisë elektrike?
* A është bërë më i përballueshëm çmimi i banimit?
* A kemi kushte më të mira për të bërë biznes?
* A kemi më shumë vende cilësore të punës?
* A është zvogëluar emigrimi i të rinjve?
* A marrim shërbime më të mira nga institucionet publike?
* A kemi më shumë transparencë dhe llogaridhënie?
* A është forcuar pozita ndërkombëtare e Kosovës?
* A jemi më afër anëtarësimit në BE dhe NATO?”, ka pyetur Gjini qytetarët. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: