Sulmohet me thikë një person në Prishtinë, i dyshuari kryesor në kërkim të policisë
Një person ka mbetur i lënduar trupërisht si pasojë e një sulmi nga disa persona të dyshuar në Prishtinë. Rasti ka ndodhur më 18 nëntor, rreth orës 19:20. Sipas raportit të Policisë, në vendin e ngjarjes janë vërejtur njolla gjaku, ndërsa është sekuestruar edhe një thikë. Viktima, mashkull kosovar, është dërguar në QKUK për trajtim…
Lajme
Një person ka mbetur i lënduar trupërisht si pasojë e një sulmi nga disa persona të dyshuar në Prishtinë.
Rasti ka ndodhur më 18 nëntor, rreth orës 19:20. Sipas raportit të Policisë, në vendin e ngjarjes janë vërejtur njolla gjaku, ndërsa është sekuestruar edhe një thikë.
Viktima, mashkull kosovar, është dërguar në QKUK për trajtim të mëtejmë mjekësor.
Lidhur me rastin, policia ka intervistuar një të dyshuar, i cili me vendim të prokurorit është liruar. Ndërkaq, i dyshuari kryesor ndodhet ende në kërkim të policisë.
Rasti është duke u hetuar nga organet kompetente. /Lajmi.net/