“E goditi me veturë dhe me shufër metalike deri në vr*asje” – Detaje nga rasti ku Rrahman Hoti e kishte vr*arë gruan e tij në 2011-tën në Zvicër
Një rast tejet i rëndë ka ndodhur sot në qytetin e Suharekës, ku një burrë ka vrarë një tjetër pas një mosmarrëveshje në parking. Lajmin për këtë sot e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, të cilët kanë thënë se i dyshuari ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës, i cili më pas…
Lajme
Një rast tejet i rëndë ka ndodhur sot në qytetin e Suharekës, ku një burrë ka vrarë një tjetër pas një mosmarrëveshje në parking.
Lajmin për këtë sot e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, të cilët kanë thënë se i dyshuari ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës, i cili më pas ka humbur jetën.
Tanimë janë bërë të ditur edhe emri i të dyshuarit dhe i viktimës. I dyshuari për këtë rast është Rrahman Hoti rreth 60 vjeçar dhe Sylë Dakaj rreth 59 vjeçar.
Për Rrahman Hotin, kjo është vrasja e tij e dytë.
Në vitin 2011, Hoti kishte vrarë gruan e tij në St.Gallen të Zvicrës.
Ngjarja kishte ndodhur saktësisht më 8 nëntor 2011, në afërsi të vendit të punës së gruas, me të cilën ai jetonte i ndarë. Për këtë vepër penale, Hoti ishte dënuar me 19 vite burgim nga Gjykata e Qarkut në St.Gallen.
Siç raportohej asokohe nga mediat zvicerane, një shtetas kosovar, i identifikuar me inicialet R.H ishte dënuar në maj të vitit 2013 me 19 vite burgim për vrasjen e bashkëshortes së tij.
Sipas aktakuzës, ai e kishte pritur bashkëshorten dhe e kishte goditur me veturë nga pas. Më pas, kishte nxjerrë nga bagazhi një shufër hekuri dhe e kishte goditur disa herë në kokë, duke e lënë të vdekur në vend.
Përpos kësaj thuhet se gjatë largimit nga vendi i ngjarjes, ai kishte kërcënuar edhe një punëtor të rrugës, i cili kishte tentuar t’i ofronte ndihmë viktimës.
Po ashtu përgjatë zhvillimit të procesit gjyqësorë në këtë rast, kryetarja e trupit gjykues e kishte cilësuar veprën si jashtëzakonisht brutale dhe gjakftohtë. Sipas gjykatës, vrasja ishte planifikuar dhe ishte motivuar nga zemërimi e hakmarrja, pasi bashkëshortja kishte refuzuar të kthehej tek ai dhe kishte nisur një lidhje të re.
“Ju e keni konsideruar veten zot të jetës së bashkëshortes suaj”, i ishte drejtuar gjyqtarja të dënuarit gjatë shpalljes së aktgjykimit.
Gjykata kishte vendosur gjithashtu që dy fëmijët e çiftit të merrnin nga 35 mijë franga zvicerane si kompensim për dhimbjen e shkaktuar nga humbja e nënës. Avokati i tyre kishte deklaruar gjatë gjykimit se të dy fëmijët dëshironin që babai i tyre të qëndronte sa më gjatë në burg.
Por çka lidhet ky rast me ngjarjen e rëndë sot në Suharekë.
Sot gjatë ditës u raportua për të shtëna me armë në parkingun e një qendre tregtare në Suharekë. Pas kësaj detajet nxorën në pah se bëhet fjalë për dorasin Rrahman Hoti, 60 vjeçar i cili fillimisht u largua nga vendi i ngjares por u arrestua më pas.
Viktima fillimisht ishte plagosur me armë zjarri, por më pas ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.
I dyshuari është arrestuar nga Policia e Kosovës, ndërsa rrethanat dhe motivet e ngjarjes mbeten objekt hetimi./Lajmi.net/

Tragjedia në Suharekë: Arrestohet i dyshuari për vrasjen në parkingun e qendrës tregtare

Sipas aktakuzës, ai e kishte pritur bashkëshorten dhe e kishte goditur me veturë nga pas. Më pas, kishte nxjerrë nga bagazhi një shufër hekuri dhe e kishte goditur disa herë në kokë, duke e lënë të vdekur në vend.
Gjatë largimit nga vendi i ngjarjes, ai kishte kërcënuar edhe një punëtor të rrugës, i cili kishte tentuar t’i ofronte ndihmë viktimës.
Gjatë procesit gjyqësor, kryetarja e trupit gjykues e kishte cilësuar veprën si jashtëzakonisht brutale dhe gjakftohtë. Sipas gjykatës, vrasja ishte planifikuar dhe ishte motivuar nga zemërimi e hakmarrja, pasi bashkëshortja kishte refuzuar të kthehej tek ai dhe kishte nisur një lidhje të re.
“Ju e keni konsideruar veten zot të jetës së bashkëshortes suaj”, i ishte drejtuar gjyqtarja të dënuarit gjatë shpalljes së aktgjykimit.
Gjykata kishte vendosur gjithashtu që dy fëmijët e çiftit të merrnin nga 35 mijë franga zvicerane si kompensim për dhimbjen e shkaktuar nga humbja e nënës. Avokati i tyre kishte deklaruar gjatë gjykimit se të dy fëmijët dëshironin që babai i tyre të qëndronte sa më gjatë në burg. /Lajmi.net/