Haziri te shtëpia e Jakup Krasniqit, kërkon ta takojë: Nëse ka kërkesë të largohemi, largohemi

Organizatori i protestave “Jo në emrin tim”, Çlirim Haziri, ka folur para mediave te shtëpia e Jakup Krasniqit në Prishtinë, ku është mbledhur së bashku me disa qytetarë. Haziri ka bërë të ditur se ka biseduar me familjarët e Krasniqit dhe se kërkesa e tyre është që, nëse është e mundur, të takojnë ish-kryetarin e…

Lajme

18/11/2026 14:36

Organizatori i protestave “Jo në emrin tim”, Çlirim Haziri, ka folur para mediave te shtëpia e Jakup Krasniqit në Prishtinë, ku është mbledhur së bashku me disa qytetarë.

Haziri ka bërë të ditur se ka biseduar me familjarët e Krasniqit dhe se kërkesa e tyre është që, nëse është e mundur, të takojnë ish-kryetarin e Kuvendit.

Ai ka theksuar se nuk duan të pengojnë familjen dhe se do të largohen nëse kjo kërkohet prej tyre.

“Nëse ka kërkesë që të largohemi, largohemi. Në të kundërtën, po kërkojmë që ta takojmë”, ka thënë Haziri.

Kujtojmë se Jakup Krasniqi ndodhet në Prishtinë pas lejes humanitare të dhënë nga Gjykata Speciale në Hagë, për të qëndruar pranë bashkëshortes së tij, Sevdije Krasniqi, e cila ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. ./Lajmi.net/