Tragjedia në Suharekë: Arrestohet i dyshuari për vrasjen në parkingun e qendrës tregtare

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në parkingun e një qendre tregtare në Suharekë, ku një person ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga të shtënat me armë zjarri. Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar për lajmi.net Shaqir Bytyqi nga Policia e Kosovës, i cili ka bërë të ditur se personi…

Lajme

18/11/2026 13:35

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në parkingun e një qendre tregtare në Suharekë, ku një person ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga të shtënat me armë zjarri.

Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar për lajmi.net Shaqir Bytyqi nga Policia e Kosovës, i cili ka bërë të ditur se personi i dyshuar është lokalizuar dhe arrestuar.

“Tani më jemi informuar se viktima ka humbur jetën si pasojë e plagëve. Ndërsa i dyshuari është lokalizuar dhe është arrestuar”, ka deklaruar Bytyqi për lajmi.net.

Fillimisht, Policia kishte raportuar për plagosjen e një personi pas të shtënave me armë zjarri në parkingun e qendrës tregtare.

Megjithatë, më vonë është konfirmuar se viktima nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Ndërkohë, i dyshuari për këtë rast është arrestuar nga Policia e Kosovës./Lajmi.net/