Fejzullah Krasniqi zgjidhet kryetar i ri i ASHAK-ut

Akademiku Fejzullah Krasniqi është zgjedhur kryetar i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës (ASHAK), duke pasuar në këtë pozitë Justina Pula-Shirokën. Zgjedhja e tij është bërë sot, më 17 nëntor 2026, në mbledhjen e Kuvendit të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, ku në rend dite ishte zgjedhja e kryetarit të…

Lajme

17/11/2026 13:06

Akademiku Fejzullah Krasniqi është zgjedhur kryetar i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës (ASHAK), duke pasuar në këtë pozitë Justina Pula-Shirokën.

Zgjedhja e tij është bërë sot, më 17 nëntor 2026, në mbledhjen e Kuvendit të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, ku në rend dite ishte zgjedhja e kryetarit të ri të institucionit.

Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi zyrtar të Akademisë, ku konfirmohet se akademik Fejzullah Krasniqi ka marrë besimin për të udhëhequr këtë institucion.