Endrit Thaçi publikon mesazhin e babait pas dënimit në Hagë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar pas aktgjykimit të dytë të shpallur ndaj babait të tij në Dhomat e Specializuara në Hagë. Përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram, Endriti ka ripublikuar një citat të Hashim Thaçit të vitit 2023, në të cilin thuhet: “Një padrejtësi nuk ndreqet…
Lajme
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar pas aktgjykimit të dytë të shpallur ndaj babait të tij në Dhomat e Specializuara në Hagë.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram, Endriti ka ripublikuar një citat të Hashim Thaçit të vitit 2023, në të cilin thuhet: “Një padrejtësi nuk ndreqet nga një padrejtësi tjetër”.
Reagimi i tij vjen pas vendimit të Gjykatës Speciale, e cila më 17 nëntor 2026 e dënoi Hashim Thaçin me 17 muaj burgim, në rastin që lidhet me veprat penale kundër administrimit të drejtësisë.
Postimi i Endrit Thaçit është një rikthim te deklarata e mëhershme e babait të tij, të cilën ai e ka ndarë me ndjekësit pas shpalljes së aktgjykimit në Hagë. /Lajmi.net/
