Poliklinika private vazhdon shërbimin në objektin e Spitalit të Gjilanit, nga Komuna thonë se iu dha në shfrytëzim “Jetimave të Ballkanit” – Organizata nuk flet
Objekti organizatës “Jetimat e Ballkanit” u ndërtua në bashkëfinancim me Komunën e Gjilanit, dhe e destinuar për qëllime humanitare, sot po shfrytëzohet edhe nga një poliklinikë private. Shefi i kabinetit të kryetarit të Komunës së Gjilanit, Arbër Musliu e ka konfirmuar se objekti ku aktualisht ushtron veprimtarinë poliklinika private “Pinea”, është e ndërtuar përmes bashkëfinancimit…
Lajme
Objekti organizatës “Jetimat e Ballkanit” u ndërtua në bashkëfinancim me Komunën e Gjilanit, dhe e destinuar për qëllime humanitare, sot po shfrytëzohet edhe nga një poliklinikë private.
Shefi i kabinetit të kryetarit të Komunës së Gjilanit, Arbër Musliu e ka konfirmuar se objekti ku aktualisht ushtron veprimtarinë poliklinika private “Pinea”, është e ndërtuar përmes bashkëfinancimit ndërmjet Komunës së Gjilanit dhe organizatës “Jetimat e Ballkanit”.
“Fillimisht, dëshiroj të theksoj se bashkëpunimi ndërmjet Komunës së Gjilanit dhe organizatës humanitare “Jetimat e Ballkanit” është një bashkëpunim i rëndësishëm dhe i jashtëzakonshëm, i ndërtuar mbi një qëllim të përbashkët humanitar dhe në shërbim të qytetarëve. Objekti në fjalë është ndërtuar përmes bashkëfinancimit nga Komuna e Gjilanit dhe organizata “Jetimat e Ballkanit”” ka thënë Musliu për lajmi.net.
Ai ka thënë se përgjegjësinë për organizimin e këtij objekti, e ka kjo organizatë.
“Sa i përket çështjes që ngritni lidhur me laboratorin Pinea, dëshiroj të sqaroj se menaxhimi dhe administrimi i objektit është në përgjegjësi të organizatës “Jetimat e Ballkanit”, e cila kujdeset për funksionimin dhe organizimin e aktiviteteve të qendrës”, ka thënë Musliu.
Ai ka theksuar gjithashtu se duhet bërë dallimi ndërmjet rolit të Komunës së Gjilanit në mbështetjen dhe bashkëpunimin për realizimin e këtij projekti dhe përgjegjësisë së “Jetimat e Ballkanit” për menaxhimin dhe administrimin e tij.
Madje, Musliu për gjatë deklarimit gjatë gjithë kohës tentoi të potencoj se bëhet fjalë për një projekt me karakter humanitar dhe social, i cili kërkon menaxhim, përkushtim dhe shpenzime të vazhdueshme për të funksionuar.
Megjithatë, pikërisht këtu qëndron qështja që kërkon sqarim.
Në një objekt të ndërtuar për qëllime humanitare dhe sociale, ku sipas informacioneve të siguruara nga lajmi.net funksiono edhe si kuzhinë humanitare për persona në nevojë, po organizohet edhe veprimtari mjekësore e një poliklinike private.
Pra, mbetet e paqartë se mbi çfarë baze dhe mbi çfarë kushte një pjesë e objektit është vënë në funksion të një veprimtarie private shëndetësore.
Lajmi.net ka raportuar edhe më herët për funksionimin e poliklinikës “Pinea” brenda Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit.
Derisa kjo klinikë private po e bën konkurencën e hapur në drejtim të spitalit shtetëror në Gjilan dhe para objektit të QMF-së që gjendet afër “Pineas” duke realikzuar këtu të gjitha kontrollat, analizat e gjithçka tjetër që lidhet me problemet shëndetësore të qytetarëve.
Përfaqësues të kësaj klinike, përmes telefonit kishin konfirmuar se kanë marrëveshje me organizatën humanitare “Jetimat e Ballkanit”.
Por, çfarë parasheh ligji për shfrytëzimin e pronës publike?
Ligji për pronën publike përcakton përgjegjësinë dhe administrimin e poashtu edhe shfrytëzimin e pronës publike. Neni 24 parasheh që prona publike të shfrytëzohet për qëllime të funksionimit efikas dhe operimit të shërbimeve publike, ndërsa neni 25 paragrafi 3 parasheh se organi kompetent duhet të administroj dhe shfrytëzoj në mënyrë të ligjshme dhe ekonomike të mirat publike, në pajtim me natyrën dhe destinimin e tyre.
Në këtë rast, ka pasur në dispozicion marrëveshjen përkatëse të Komunës së Gjilanit dhe organizatës humanitare “Jetimat e Ballkanit” si dhe dokumentacionin për marrëdhënien ndërmjet kësaj organizate dhe “Pineas” derisa nuk mund të konstatohet nëse ka pasur ndryshim të paautorizuar të destinimit, apo edhe shkeljeve të kushteve të shfrytëzimit.
Pra e gjithë përgjegjësia për të sqaruar këtë çështje tashmë mbetet kryesisht te organizata “Jetimat e Ballkanit”, e cila sipas konfirmimit të Komunës së Gjilanit e ka në përgjegjësi menagjimin dhe administrimin e objektit.
Lajmi.net ka provuar për herë të tretë të kontaktoj organizatën “Jetimat e Ballkanit”, por që të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje. /Lajmi.net/
Video: