Formacionet zyrtare Bjellorusia – Shqipëria
Bjellorusia dhe Shqipëria përballen të dielën në një ndeshje vendimtare për kreun e Grupit C1 në Ligën e Kombeve, ku në lojë është promovimi direkt në Ligën B. Kuqezinjtë, pas fitores 2-0 ndaj Finlandës, kryesojnë grupin me 12 pikë dhe kanë nevojë vetëm për një barazim për ta siguruar rikthimin në Ligën B, ndërsa bjellorusëve…
Sport
Bjellorusia dhe Shqipëria përballen të dielën në një ndeshje vendimtare për kreun e Grupit C1 në Ligën e Kombeve, ku në lojë është promovimi direkt në Ligën B.
Kuqezinjtë, pas fitores 2-0 ndaj Finlandës, kryesojnë grupin me 12 pikë dhe kanë nevojë vetëm për një barazim për ta siguruar rikthimin në Ligën B, ndërsa bjellorusëve u duhet fitorja për t’i rrëmbyer vendin e parë.
Të dyja përfaqësueset vijnë pas fitoreve 2-0 në xhiron e kaluar, ndërsa Shqipëria ka fituar katër nga pesë përballjet e fundit direkte, duke përfshirë edhe triumfin 2-0 në ndeshjen e parë të këtij edicioni.
Formacionet zyrtare:
Bjellorusia (4-2-3-1): 2 Pechenin — 7 Shumanski — 9 Ebong — 13 Gomanov — 21 Lapoukhov — 20 Volkov — 8 Selyava — 22 Kontsevoy — 11 Barkovsky — 4 Lukashov — 6 Begunov
Shqiperia (4-3-3): 14 Laci — 16 Shehu — 4 Hysaj — 6 Djimsiti — 7 Manaj — 8 Asllani — 1 Berisha — 18 Ismajli — 21 Hoxha — 2 Pilo — 3 Mitaj