Austria fiton ndaj Irlandës, i bën ‘nder’ Kosovës

Austria ka marrë një fitore të madhe në shtëpi, e cila ia ka siguruar kualifikimin direkt në Ligën A të Ligës së Kombeve. Kombëtarja e drejtuar nga Ralf Rangnick ka fituar 1-0 ndaj Irlandës, kështu duke i bërë pak nder edhe Kosovës, me këtë të fundit që e mban pozitën e dytë para duelit të…

Sport

14/11/2026 22:43

Austria ka marrë një fitore të madhe në shtëpi, e cila ia ka siguruar kualifikimin direkt në Ligën A të Ligës së Kombeve.

Kombëtarja e drejtuar nga Ralf Rangnick ka fituar 1-0 ndaj Irlandës, kështu duke i bërë pak nder edhe Kosovës, me këtë të fundit që e mban pozitën e dytë para duelit të 17 nëntorit ndaj Irlandës në udhëtim.

Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Sasa Kalajdzic në minutën e 78-të.

Me këtë fitore, Austria shkon në kuotën e 11 pikëve, pesë më shumë se Kosova që është e dyta – e cila barazoi pa gola sot me Izraelin në Prishtinë.

Irlanda në anën tjetër mbetet në pesë pikë të tubuara.

Kështu, Kosovës i duhet vetëm një pikë në duelin në Dublin, për të siguruar vendin e dytë në grupin B3, i cili të dërgon në “play-off” me një nga vendet e treta të Ligës A.