Katër të lënduar nga aksidenti me tri vetura në autostradën “Ibrahim Rugova”, Policia jep detaje

Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti të trafikut që ka ndodhur sot në autostradën “Dr. Ibrahim Rugova”, në segmentin Duhël-Suharekë. Në aksidentin që është raportuar rreth orës 14:00, në kilometrin e 40-të të autostradës, janë përfshirë tri automjete. Rastin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut…

Lajme

15/11/2026 16:18

Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti të trafikut që ka ndodhur sot në autostradën “Dr. Ibrahim Rugova”, në segmentin Duhël-Suharekë.

Në aksidentin që është raportuar rreth orës 14:00, në kilometrin e 40-të të autostradës, janë përfshirë tri automjete.

Rastin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, i cili bëri të ditur se ekipet relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes.

“Një aksident trafiku me përfshirjen e tri automjeteve është raportuar rreth orës 14:00, në autostradën ‘Dr. Ibrahim Rugova’, km 40, në Duhël të Suharekës. Në aksident raportohet për katër persona të lënduar”, ka deklaruar Hoxha.

Ai ka bërë të ditur se me rastin po merret Njësia për Kontroll në Autostrada, e cila ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaktarët e aksidentit.

Ndërkohë, Policia u ka bërë thirrje shoferëve që të tregojnë kujdes të shtuar në trafik, të respektojnë sinjalistikën dhe ta përshtatin shpejtësinë me kushtet e rrugës. /Lajmi.net/