Ymeri: Kosovarët paguajnë 22.4% më shtrenjtë rrymën se serbët në Veri
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka pretenduar se qytetarët e Kosovës paguajnë deri në 22.4 për qind më shtrenjtë energjinë elektrike sesa serbët në veri të vendit. Përmes një postimi në Facebook, Ymeri ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje për atë që e ka cilësuar si dallim në çmimin e energjisë elektrike. “Lëvizja VETËVENDOSJE!…
Lajme
Përmes një postimi në Facebook, Ymeri ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje për atë që e ka cilësuar si dallim në çmimin e energjisë elektrike.
“Lëvizja VETËVENDOSJE! me strukturën e vet instaluese në energji ka vendos që deri në 22.4% me pagu më shtrenjtë kosovarët rrymën sesa serbët në veriun e Kosovës”, ka shkruar Ymeri.
Ajo ka reaguar edhe ndaj shpërndarjes së videove ku, sipas saj, paraqitet dhe kritikohet publikisht.
“Mund të vazhdoni me shpërnda video ku paraqitem dhe linçohem”, ka shtuar deputetja e LDK-së.
Në fund, Ymeri ka thënë se pasojat e këtij dallimi, sipas saj do të ndihen nga qytetarët përmes faturave të energjisë elektrike.
“E vërteta, pa dyshim se i vjen secilit në terr, në ftohtë e në fatura”, ka përfunduar deputetja nga Ferizaj.