Isni Kilaj niset për në Hagë, dy ditë para shpalljes së aktgjykimit në rastin ku akuzohet edhe Thaçi
Ish-kryetari i Malishevës dhe ish-pjesëtari i UÇK-së, Isni Kilaj, është nisur sot drejt Hagës, dy ditë para shpalljes së aktgjykimit në procesin gjyqësor për administrim të drejtësisë. Kilaj ka bërë të ditur se pret drejtësi në vendimin që Dhomat e Specializuara të Kosovës do ta shpallin më 17 nëntor, nga ora 10:00. Para nisjes, ai…
Lajme
Ish-kryetari i Malishevës dhe ish-pjesëtari i UÇK-së, Isni Kilaj, është nisur sot drejt Hagës, dy ditë para shpalljes së aktgjykimit në procesin gjyqësor për administrim të drejtësisë.
Kilaj ka bërë të ditur se pret drejtësi në vendimin që Dhomat e Specializuara të Kosovës do ta shpallin më 17 nëntor, nga ora 10:00.
Para nisjes, ai ka publikuar fotografi me familjarët, duke shprehur besimin në drejtësi dhe mbështetjen e tij për ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Sot po nisem për në Hagë! Më 17 nëntor e kemi verdiktin nga Dhomat e Specializuara të Kosovës. Pres drejtësi! Sido që të jetë, gjithmonë-përjetësisht do të jem me Çlirimtarët!”, ka shkruar Kilaj.
Në këtë proces gjyqësor, përveç Kilajt, të akuzuar janë edhe ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-shefi i AKI-së Bashkim Smakaj, Fadil Fazliu dhe ish-ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi.
Ata përballen me akuza që lidhen me pretendime për përpjekje të paligjshme për të ndikuar në dëshmitë e dëshmitarëve në procesin gjyqësor për krime lufte. /Lajmi.net/