Kosova dhe Bangladeshi drejt marrëveshjes për bashkëpunim në fushën e mjedisit

Ministrja e Mjedisit, Fitore Pacolli, ka zhvilluar një takim bilateral me Ministrin e Mjedisit të Bangladeshit dhe Ministren e Shtetit për Politikë të Jashtme, në kuadër të konferencës COP31. Përmes një postimi në ‘Facebook’, Pacolli ka bërë me dije se në këtë takim është diskutuar për mundësitë e forcimit të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Bangladeshit,…

Lajme

15/11/2026 15:32

Ministrja e Mjedisit, Fitore Pacolli, ka zhvilluar një takim bilateral me Ministrin e Mjedisit të Bangladeshit dhe Ministren e Shtetit për Politikë të Jashtme, në kuadër të konferencës COP31.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, Pacolli ka bërë me dije se në këtë takim është diskutuar për mundësitë e forcimit të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Bangladeshit, me fokus në menaxhimin e ujërave dhe mbeturinave, riciklimin e tekstilit, përballimin e ndryshimeve klimatike dhe shkëmbimin e ekspertizës teknike.

Ajo ka theksuar se palët janë pajtuar për përgatitjen dhe nënshkrimin e një marrëveshjeje bilaterale në fushën e mjedisit.

Po ashtu, sipas Pacollit, pas ftesës së Ministres së Shtetit për Politikë të Jashtme, do të realizohet një vizitë bilaterale në Bangladesh, ku pritet të nënshkruhet.