Fishkëllima gjatë himnit të Izraelit në stadiumin “Fadil Vokrri”

Ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Izraelit, e vlefshme për Ligën e Kombeve, ka nisur në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në një atmosferë të veçantë dhe me interesim të madh të tifozëve. Një moment që mori vëmendjen para fillimit të takimit ishte ekzekutimi i himnit kombëtar të Izraelit, transmeton lajmi.net.. Me të nisur himni, një pjesë…

Sport

14/11/2026 15:19

Ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Izraelit, e vlefshme për Ligën e Kombeve, ka nisur në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në një atmosferë të veçantë dhe me interesim të madh të tifozëve.

Një moment që mori vëmendjen para fillimit të takimit ishte ekzekutimi i himnit kombëtar të Izraelit, transmeton lajmi.net..

Me të nisur himni, një pjesë e tifozëve të pranishëm në stadium reaguan me fishkëllima, të cilat vazhduan gjatë ekzekutimit të tij.

Ndeshja po zhvillohet nën masa të shtuara sigurie, ndërsa Kombëtarja e Kosovës synon të marrë tri pikët para tifozëve të saj në kryeqytet./lajmi.net/