Zyrtare: Startojnë Zhegrova dhe Rashica, debuton Kamberi – publikohet 11-shja startuese e Kosovës kundër Izraelit
Kombëtarja e Kosovës në futboll zhvillon sot ndeshjen e rëndësishme kundër Izraelit, në kuadër të xhiros së pestë të Grupit 3 të Ligës B në Ligën e Kombeve. Takimi do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, me fillim nga ora 15:00, ku Dardanët do të synojnë të shfrytëzojnë përparësinë e terrenit vendas për…
Sport
Kombëtarja e Kosovës në futboll zhvillon sot ndeshjen e rëndësishme kundër Izraelit, në kuadër të xhiros së pestë të Grupit 3 të Ligës B në Ligën e Kombeve.
Takimi do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, me fillim nga ora 15:00, ku Dardanët do të synojnë të shfrytëzojnë përparësinë e terrenit vendas për të arkëtuar pikët e plota, transmeton lajmi.net.
Skuadra e drejtuar nga përzgjedhësi Franco Foda kërkon fitore për të siguruar qëndrimin në Ligën B, por edhe për të mbajtur gjallë shpresat për dy pozitat e para në grup.
Ndërkohë, tashmë është bërë i ditur edhe formacioni zyrtar me të cilin Kosova do të nisë këtë përballje.
Formacioni i Kosovës:
Saipi, Vojvoda, Kamberi, Hajrizi, Krasniqi, Gallapeni, Hoxha, Avdullahu, Zhegrova, Rashica dhe Muriqi.
Dardanët do të kërkojnë mbështetjen e tifozëve në “Fadil Vokrri” për të marrë një rezultat pozitiv në këtë përballje të rëndësishme./lajmi.net/
