Lushtaku publikon fotografi nga Prekazi i vitit 1998: Qentë lehnin, por karvani drejt lirisë nuk u ndal
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka publikuar një fotografi nga Prekazi, e realizuar në maj të vitit 1998, duke kujtuar periudhën e luftës për liri dhe pavarësi të Kosovës. Përmes një postimi, Lushtaku ka rikujtuar kohën kur, sipas tij, po shkruhej historia e popullit shqiptar përmes rezistencës dhe luftës për liri, transmeton lajmi.net.…
Lajme
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka publikuar një fotografi nga Prekazi, e realizuar në maj të vitit 1998, duke kujtuar periudhën e luftës për liri dhe pavarësi të Kosovës.
Përmes një postimi, Lushtaku ka rikujtuar kohën kur, sipas tij, po shkruhej historia e popullit shqiptar përmes rezistencës dhe luftës për liri, transmeton lajmi.net.
Ai ka shoqëruar fotografinë me një mesazh simbolik, duke theksuar se pengesat dhe kundërshtimet nuk e ndalën rrugëtimin drejt lirisë.
“Qentë lehnin edhe atëherë, por karvani ynë drejt lirisë dhe pavarësisë nuk u ndal kurrë!”, ka shkruar Lushtaku./lajmi.net/