Rast i dyshuar i dhunimit të një të miture në Gjakovë, i dyshuari jashtë Kosovës

Një rast i dyshuar i dhunimit seksual të një të miture është raportuar në Gjakovë. Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur më 12 nëntor dhe është raportuar rreth orës 11:05. “Është raportuar rasti ku dyshohet se një mashkull i rritur të ketë kryer marrëdhënie seksual me një vajzë të mitur.”, thotë policia. Policia ka bërë…

Lajme

13/11/2026 10:00

Një rast i dyshuar i dhunimit seksual të një të miture është raportuar në Gjakovë.

Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur më 12 nëntor dhe është raportuar rreth orës 11:05.

“Është raportuar rasti ku dyshohet se një mashkull i rritur të ketë kryer marrëdhënie seksual me një vajzë të mitur.”, thotë policia.

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari ndodhet jashtë shtetit, ndërsa rasti është duke u hetuar.