Bashkëjetesa me një të mitur i kushton burrit në Ferizaj, përfundon në Polici

Një person është shoqëruar në Policinë e Ferizajt, nën dyshimin se ka bashkëjetuar me një vajzë të mitur. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të enjten, më 12 nëntor. I dyshuari është marrë në pyetje nga hetuesit policorë, ndërsa po ashtu edhe viktima është intervistuar, në prezencë të zyrtarit të Qendrës…

Lajme

13/11/2026 09:59

Një person është shoqëruar në Policinë e Ferizajt, nën dyshimin se ka bashkëjetuar me një vajzë të mitur.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të enjten, më 12 nëntor.

I dyshuari është marrë në pyetje nga hetuesit policorë, ndërsa po ashtu edhe viktima është intervistuar, në prezencë të zyrtarit të Qendrës për Punë Sociale dhe mbrojtësit të viktimave.

Me konsultim të prokurorit, i dyshuari është liruar.