Harron që për 5 vjet i mbrojti, Osmani tash kujtohet të sulmoj Qeverinë Kurti: Asnjë intervistë për t’iu kundërvënë narratives serbe
Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani nuk e ka ndermen të heq mërinë që e ka ndaj Albin Kurtit dhe qeverisë së tij, që nuk ia dhanë edhe një mandat si presidente. Osmani me mëngjes sot është zgjuar të sulmoj Qeverinë Kurti, transmeton lajmi.net. Ajo në një postim të bërë ka kritikuar Qeverinë që s’po flet…
Lajme
Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani nuk e ka ndermen të heq mërinë që e ka ndaj Albin Kurtit dhe qeverisë së tij, që nuk ia dhanë edhe një mandat si presidente.
Osmani me mëngjes sot është zgjuar të sulmoj Qeverinë Kurti, transmeton lajmi.net.
Ajo në një postim të bërë ka kritikuar Qeverinë që s’po flet për çështjen e dënimit në shkallën e parë të ish-krerëve të UÇK-së nga Specialja.
Ajo bile publikoi një video ku kishte bërë intervistë në BBC, në emisionin “Hard Talk”, duke ju thënë se ja se si duhet të flitet në mediat ndërkombëtare.
“A mund të më tregojë dikush pse, edhe gati dy muaj pas verdiktit, nuk kemi parë asnjë intervistë në media të rëndësishme ndërkombëtare nga zyrtarët shtetërorë për të mbrojtur të vërtetën historike të Kosovës dhe për t’iu kundërvënë narrativës serbe”, shkroi ndër të tjera ajo.
Postimi i plotë:
A mund të më tregojë dikush pse, edhe gati dy muaj pas verdiktit, nuk kemi parë asnjë intervistë në media të rëndësishme ndërkombëtare nga zyrtarët shtetërorë për të mbrojtur të vërtetën historike të Kosovës dhe për t’iu kundërvënë narrativës serbe?
Kjo nuk është thjesht mungesë komunikimi; është braktisje e betejës për të vërtetën.
A duhet edhe për këtë të presim analiza, strategji e grupe punuese për të përcaktuar se si bëhet?
Ja si bëhet: ⬇️./lajmi.net/