Inspektorati Qendror i Punës ndalon punimet në një objekt ndërtimi në Prishtinë

Inspektorati Qendror i Punës, gjatë inspektimit në një objekt ndërtimi në Prishtinë, ka konstatuar parregullsi në fushën e sigurisë dhe shëndetit në punë. Si rezultat i këtyre konstatimeve, inspektorët kanë nxjerrë vendim për ndërprerjen e përkohshme të punimeve, deri në eliminimin e parregullsive dhe krijimin e kushteve të sigurta për punë. Inspektorati Qendror i Punës…

Lajme

12/11/2026 18:21

Inspektorati Qendror i Punës, gjatë inspektimit në një objekt ndërtimi në Prishtinë, ka konstatuar parregullsi në fushën e sigurisë dhe shëndetit në punë.

Si rezultat i këtyre konstatimeve, inspektorët kanë nxjerrë vendim për ndërprerjen e përkohshme të punimeve, deri në eliminimin e parregullsive dhe krijimin e kushteve të sigurta për punë.

Inspektorati Qendror i Punës u bën thirrje të gjithë punëdhënësve që të respektojnë legjislacionin në fuqi dhe të zbatojnë masat për sigurinë dhe shëndetin në punë.