“A e ngjeh Ukin?” Fotogafia e Xhelal Sveçlës vendoset para Qeverisë së Kosovës
Lëvizja Revolta ka realizuar sot një aksion para objektit të Qeverisë së Kosovës. Pas rastit të rëndë të vrasjes së Arlinda Zekaj, e që hodhi në pah neglizhencën e Policisë së Kosovës dhe institucioneve të tjera, qytetarët e shumtë kanë kërkuar dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla. Pas kësaj, në Polici të Kosovës u…
Lajme
Lëvizja Revolta ka realizuar sot një aksion para objektit të Qeverisë së Kosovës.
Pas rastit të rëndë të vrasjes së Arlinda Zekaj, e që hodhi në pah neglizhencën e Policisë së Kosovës dhe institucioneve të tjera, qytetarët e shumtë kanë kërkuar dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla.
Pas kësaj, në Polici të Kosovës u bën dhjetëra ndryshime sa i përket drejtorive të shumta e dorëheqje morale dha edhe drejtori, Gazmend Hoxha.
Por Xhelal Sveçla vazhdoi punën sikur të mos ketë ndodhur asgjë.
E “Revolta” sot kanë vendosur fotografinë e tij para objektit të Qeverisë së Kosovës, me thënien “A e ngjeh Ukin”, që u bë virale nga përdorimi i saj në BBVK, përgjatë një diskutimi./Lajmi.net/