Kiara Tito për Luiz Ejllin: E lumtur dhe krenare për burrin tim
Kiara Tito ka ndarë një tjetër përgjigje me ndjekësit në Instagram, ku ka folur për ndjenjat që ka ndaj bashkëshortit të saj, Luiz Ejllit. Gjatë një bashkëbisedimi virtual me ndjekësit, njëri prej tyre e ka pyetur se si ndihet që ka pranë një burrë i cili e shpreh hapur dashurinë për të dhe nuk ngurron…
ShowBiz
Kiara Tito ka ndarë një tjetër përgjigje me ndjekësit në Instagram, ku ka folur për ndjenjat që ka ndaj bashkëshortit të saj, Luiz Ejllit.
Gjatë një bashkëbisedimi virtual me ndjekësit, njëri prej tyre e ka pyetur se si ndihet që ka pranë një burrë i cili e shpreh hapur dashurinë për të dhe nuk ngurron të tregojë krenarinë që ndien për të.
“Si ndihesh që ke në krahë një burrë që bërtet me kaq të madhe që të do dhe është krenar?”, ishte pyetja drejtuar Kiarës.

Moderatorja nuk ka hezituar të përgjigjet, duke shprehur hapur lumturinë dhe krenarinë që ndien për bashkëshortin e saj.
“E lumtur dhe krenare për burrin tim. Çdo gjë e ka kohën e vet. Dhe mos harroni, karma e gjen gjithmonë rrugën e saj”, tha mes tjerash.
Përveç deklaratës së dashurisë dhe mbështetjes ndaj Luizit, vëmendje mori edhe fjalia tjetër, përmes së cilës la një mesazh për kohën dhe karmën.
Përgjigjja e Kiarës vjen si një tjetër shprehje publike e përkrahjes për partnerin e saj, ndonëse pjesa e fundit e mesazhit ka ngjallur kureshtje për atë se kujt mund t’i drejtohet