Komisioni Hetimor për rastin e Arlinda Zekajt miraton planin e punës, nis intervistimin e zyrtarëve
Kryetari i Komisionit Hetimor për rastin e Arlinda Zekajt, Burim Ramadani ka thënë se ky Komision do të jetë transparent. Ai ka njoftuar se sot, përkundër përplasjeve në qëndrime dhe me mbi tri orë diskutime, Komisioni ka vendosur për: Listën Preliminare të dokumenteve nga të gjitha institucionet relevante, nga QPS në Pejë e deri në Qeveri,…
Lajme
Kryetari i Komisionit Hetimor për rastin e Arlinda Zekajt, Burim Ramadani ka thënë se ky Komision do të jetë transparent.
Ai ka njoftuar se sot, përkundër përplasjeve në qëndrime dhe me mbi tri orë diskutime, Komisioni ka vendosur për:
Listën Preliminare të dokumenteve nga të gjitha institucionet relevante, nga QPS në Pejë e deri në Qeveri, Avokatin e Popullin, sistemin prokurorial dhe atë gjyqësor.
Kalendarin fillestar të aktiviteteve, përfshirë edhe dy ditët e para të intervistimit të të ftuarve. Kështu, Komisioni do të fillojë intervistimin e katër zyrtarëve në QPS në Pejë dhe vazhdon ditën tjetër me intervistimin e katër zyrtarëve të Komunës së Pejës.
Propozimin për buxhetin e punës së Komisionit për gjashtë muaj.
“Puna vazhdon, ndërsa Zyra e Kryeministrit sot na ka dorëzuar Raportin e MPB dhe MD për rrjedhën e rastit lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt”, ka njoftuar Ramadani. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: